Me 3 gola në pjesën e parë, Real Madrid është rikthyer pas pauzës për shkak të koronavirusit.
Në ndeshjen e parë pas kësaj pauze, madrilenët u përballën me Eibar.
Ishte Toni Kroos ai që shënoi i pari në minutën e 4-të.
Pastaj shënoi kapiteni Sergio Ramos (30) dhe braziliani Marcelo (37).
Kjo fitore me 3 gola të shënuar në ndeshjet e zhvilluara si vendas, është e parë për Real Madridin, që nga nëntori i vitit 2019.