Futbollisti i njohur kroat, Anas Sharbini, ka befasuar të gjithë me fotot e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet duke sharruar dru.

37-vjeçari tani luan te skuadra e NK Rjecina shumë nivele më poshtë në futbollin kroat, shkruan Indeksonline

Kohën e lirë, ish-lojtari i Hajduk Splititit e kalon duke sharraur dru dhe kjo është bërë virale në rrjetet sociale.

Londër: Ndeshje miqësore, Argjentinë – Kroaci

Sidomos kur e kujtojnë kohën kur Anas Sharbini kishte luajtur kundër Lionel Messit me fanellën e Kombëtares së Kroacisë.

Vlera e futbollistit dikur ishte 4 milionë euro, kurse tani është afër pensionimit.

Ai ka luajtur edhe për skuadra të tjera të njohura, si Al-Ittihadi, Grobniçan dhe Rijeka./Indeksonline/