David Coote pritet të japë dorëheqjen nga arbitrimi përpara se eprorët e tij ta shkarkojnë.

Sipas tabloidëve britanikë, largimi nga detyra e arbitrit, pas publikimit të një videoje ku ai ofendonte rëndë Jürgen Klopp dhe Liverpool-in, do t’i kushtojë shumë.

Federata e Futbollit ka nisur një hetim për videon, ndërsa Shoqata e Arbitrave në Angli ka pezulluar arbitrin, i cili nuk figuron më në ndeshjet e ardhshme të UEFA Nations League.

Mësohet se Coote do të dorëhiqet dhe kështu nuk do të përfitojë më nga 100 mijë stërlinat në sezon, që është paga e tij fikse si arbitër i Premier League.

Në total, humbjet për arbitrin nga ky largim mund të arrijnë deri në 1 milion stërlina.