Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore me rezultat 31- në udhëtim ndaj Italisë në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Francezët kaluan në epërsi që në minutën e dytë të takimit, kur Adrien Rabiot shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Lucas Digne.

Mysafirët gjetën edhe golin e dytë ku sërish ishte protagonist Digne. Mbrojtësi francez në minutën e 33-të nga goditja e dënimit detyroi portierin Vicario ta dërgojë topin në rrjetën e portës së tij për 2-0.

https://x.com/brfootball/status/1858259905540411725?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1858259905540411725%7Ctwgr%5E9fb70b8dbe11f4c0ae3d29f404c06cd338e2a08f%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffranca-gjunjezon-italine-belgjika-peson-ndaj-izraelit%2F

Pas këtij goli erdhi reagimi i italianëve të cilët u rikthyen në lojë falë një goli nga Andrea Cambiasso në minutën e 35-të për 2-1 pas asistimit të Federico Dimarcos.

Megjithatë ‘Gjelat’ në pjesën e dytë gjetën edhe golin e tretë ku sërish autor i saj ishte Adrien Rabiot (65’) i cili me kokë edhe një herë gjeti rrjetën për rezultatin përfundimtar 3-1.

Në anën tjetër Belgjika pësoi humbje befasuese në udhëtim ndaj Izraelit në minutat e fundit të takimit.

Ishte Yarden Shua ai i cili në minutën e 86-të realizoi për 1-0 duke i dhënë pikët e plota izraelitëve.

Franca tashmë numëron 13 pikë dhe kryeson grupin si lidere po aq sa ka edhe Italia në pozitën e dytë, por francezët për shkak të goldallimit më të mirë qëndrojnë më lartë./Telegrafi/