Më së largu në ora 20:45 mund të filloj ndeshja ndërmjet Përfaqësueses së Zvicrës në basketboll dhe Kosovës. Ndeshja e paraparë të niste në orën 19:30, është shtyrë përkohësisht, për shkak të motit të rënduar në Zvicër. “Ekipi i Zvicrës është në Freiburg. Rruga për në Bernë është e bllokuar shkaku i borës. Përfaqësuesja e Zvicrës ka mbetur në komunikacion. 20:30 ose më së largu 20:45 besoj se do të nisë ndeshja. Rruga ka filluar të zhbllokohet. Ne jemi në sallë, ndërsa ekipi i Zvicrës nuk ka mbërritur ende”, ka thënë sekretarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku për KOHËN të enjten.
Ndeshja Zvicra – Kosova i takon parakualifikimeve evropiane për Botërorin e vitit 2027.
Kosova pas dy ndeshjeve në Grupin A zë vendin e tretë, me një fitore e një humbje.
Zvicra ka dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura.
Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, e paraparë të niste në orën 19:30, është shtyrë përkohësisht, deri në njoftimin e radhës.
Ndeshja Zvicra – Kosova i takon parakualifikimeve evropiane për Botërorin e vitit 2027.
Kosova pas dy ndeshjeve në Grupin A zë vendin e tretë, me një fitore e një humbje.
Zvicra ka dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura.
“Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë. Federata e Basketbollit e Kosovës do të ju njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje. Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:30”, ka shkruar Federata e Basketbollit e Kosovës.