Në Pamplona të Spanjës të premten ka nisur Kupa Botërore në karate, që është ngjarje ekipore, përkatësisht për ekipe përfaqësuese.

Të premten ka garuar përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencë të karateistëve në luftëra. Ndonëse ka udhëtuar me synime të mëdha, përfaqësuesja i humbi të gjitha duelet.

Kosova nisi mirë me SHBA-në, por megjithatë u mposht 3:2. Pra dy karateistë shënuan fitore e tre humbën.

Në duelet tjera Kosova ishte pa gjasa. Humbi 5:0 nga Greqia, 5:0 nga Franca dhe 4:1 nga Kazanistani. Mbeti e fundit në grup dhe nuk avancoi.

Karateistët në këtë ngjarje janë paraqitur me ftesë.

Të shtunën garojnë karateistet.

Federatat e Karatesë së Kosovës ka njoftuar se në Spanjë po paraqitet me simbole dhe po ashtu ka njoftuar për orarin e dueleve. Por nuk e ka paraqitur ende rezultatin, ndonëse duelet kanë përfunduar shumë orë më parë.