Ashtu siç pritej, Kristjan Asllani e nisi titullar sfidën e sotme mes Interit dhe Veronës. Një takim ku skuadra zikaltër po udhëheq pastër 5-0 ndaj kundërshtarëve të tyre në transfertë.

Mesfushori shqiptar po bën një lojë fantastike, teksa në minutën e 31 të sfidës la gjurmë në një nga golat e skuadrës. Asllani asistoi në mënyrë përfekte për De Vraj, me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë të tundte rrjetën, duke çuar shifrat në 4-0.

Kjo është ndeshja e 8 për Asllanin në këtë sezon me Interin, ndërkohë ky është asisti i parë për mesfushorin shqiptar në kampionat.