Përzgjedhësi Age Hareide ka dhënë dorëheqje nga përfaqësuesja e Islandës para ndeshjes me Kosovën në plejof të Ligës së Kombeve.
Federata e Islandës ka njoftuar se 71-vjeçari ka vendosur të pensionohet.
“Kam shijuar kohën time këtu me kombëtaren islandeze, por besoj se tani është koha e duhur të pensionohem”, është cituar të ketë thënë ai.
Ai ka shtuar se ekipin po e presin kohë të mrekullueshme.
Trajneri i ardhshëm ndeshjen e parë tek Islanda do ta ketë përballë Kosovës në mars në plejof të Ligës së Kombeve, ku fituesi do të kalojë në Ligën B.