Skuadra zvicerane, Lugano, ka fituar 2:0 të enjten mbrëma në shtëpi ndaj Gentit belg, në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Konferencës. 

Në të dyja golat e skuadrës helvetike, gjurmë lanë Shkëlqim Vladi dhe Uran Bislimi. 

Sulmuesi Vladi asistoi në golin për 1:0 në minutën e gjashtë, ndërsa mesfushori Bislimi asistoi në minutën e 86-të. 

Portieri i Kosovës, Amir Shaipi, e kompletoi ndeshjen te Lugano. Lugano ka nëntë pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Genti ka gjashtë pikë.