Pas zgjedhjes së fituesit të Topit të Artë, gjatë përzgjedhjes kishte shumë paragjykime se gazetarët duhet apo jo, të votojnë për këtë çmim prestigjioz i cili tregon lojtarin më të mirë të sezonit. Tani është në dorën e fansave të vendosin për më të mirin/mirën e futbollit duke mos ia drejtuar gishtin askujt.
Në garë për cmimin e trajneres së vitit është kosovarja Elena Sadiku e cila hyri në një garë të ngushtë me ekipin e Celtic të cilëve ua mundësoi të triumfojnë përballë rivalëve të përjetshëm të tyre Rangers. Tani është në dorën tonë që t’u tregojmë se ne përkrahim djemtë dhe vajzat tona dhe të votojmë për Elenën që të arrij t’a fitoj këtë çmim.
Në anën tjetër, në garë për të hyrë në Top 11 është Granit Xhaka i cili pas votave të gazetarëve doli në vendin e 16-të, ku gazetari shqiptar e vlerësoi atë me 1 pikë duke shkaktuar shumë polemika por edhe pakënaqësi te shqiptarët. Tani Graniti kandidon për t’u bërë pjesë e Top 11-shen më të mirë të FIFA-s për meshkuj. Lojtarët do të ndahen me pikë në bazë të numrit të votave që kanë marrë për secilën pozitë brenda çdo grupi votues.
Për secilin ekip të vitit, 9 vendet e para do t’i jepen lojtarëve që kanë marrë më shumë pikë sipas shpërndarjes të mëposhtme:
- Një portier
- Tre mbrojtës
- Tre mesfushorë
- Dy sulmues
Pas kësaj, dy lojtarët e jashtëm që kanë marrë më shumë pikë dhe që nuk janë përzgjedhur ende do të futen në ekipin përkatës të vitit, duke u marrë parasysh këto kufizime për numrin maksimal të përfaqësuesve për pozita: katër mbrojtës, katër mesfushorë, tre sulmues.
Fituesi i çmimit “Lojtari më i mirë i FIFA-s për meshkuj” do të përfshihet automatikisht në ekipet përkatëse të vitit.
Voto Granit Xhakën dhe Elena Sadikun:👇🏼