Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll. 

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Shani Nushi”, Vëllaznimi e mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 100:82. 

Ndeshja e kthimit është pas një jave në Suharekë, por gjakovarët kanë krijuar avantazh solid në ndeshjen e parë. 

Dallimi u bë në çerekun e parë, të cilin Vëllaznimi e fitoi 26:17, dhe në të katërtin që vendasit e fituan 32:20. 

Michael Nuga kishte ndeshje të madhe për Vëllaznimin duke i realizuar plot 39 pikë. 

Ai i kishte edhe katër kërcime e katër asistime. 

Trey Anderson i kishte 19 pikë e shtatë kërcime. 

Jason Jitoboh i realizoi 21 pikë e nëntë kërcime. 

Tek Ylli u dallua Lis Shoshi me 21 pikë e shtatë kërcime. 

Quade Green i kishte 31 pikë, katër kërcime e katër asistime.