Federata Shqiptare e Futbollit e organizon vitin e ardhshëm Kampionatin Evropian për grupmoshën deri në 17 vjet.
Dhe tashmë FSHF-ja ka vendosur për maskotën që do ta ketë Shqipëria U17 në Evropian.
Është vendosur që maskota të quhet “Alban”.
“Për të emërtuar maskotën e Kombëtares u sugjeruan disa opsione emrash shqiptarë në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit, ku pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri Alban. Albani, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të shoqërojë ekipin tonë në përballjet e tij dhe do të sjellë atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm nëpër stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet”, ka njoftuar FSHF-ja.
Federata Shqiptare e Futbollit ka muaj që është në thumbin e kritikave për shkak të vendimit që ta organizojë Evropianin U21 së bashku me Serbinë.