Tre notarë po e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror në pishinë 25 metra, që të martën nisi në Budapest të Hungarisë.

Riga Shala e Hana Beiqi tashmë i kanë zhvilluar garat e para, ndërsa garon edhe Arion Budima.

Të martën Riga Shala u paraqit në kualifikimet në 400 metra stil të lirë. Sipas njoftimit të federatës kosovare, 17-vjeçarja për herë të parë garoi në Botëror.

Koha e saj ishte 4:44.01 minuta. U rendit e 40-ta, përkatësisht e parafundit në kualifikime. Pas notares kosovare mbeti vetëm një garuese e St. Martinit.

E fundit që u kualifikua në finale kishte kohë prej 4:02.03 minuta.

Të mërkurën garoi Hana Beiqi në 100 metra stil të lirë. Koha e saj ishte 57.79 sekonda, që mjaftoi për vendin e 52-të në kualifikime. Garën në kualifikime e përfunduan 76 notare. Koha e fundit që siguroi kualifikimin ishte 53.02 sekonda.

Gara të tjera do të ketë për notarët kosovarë.