Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi, ka shënuar gol në fitoren e Bodrumsporit.

Të premten në mbrëmje, Bodrumspori në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Turqisë në futboll, shënoi fitore ndaj Sivassporit me rezultatin 2:0.

Seferi në minutën e 49-të e shënoi golin e epërsisë për Bodrumsporin.

Ai luajti deri në minutën e 94-t.

Sulmuesi tjetër nga Shqipëria, Rey Manaj, e kompletoi ndeshjen te Sivasspori.

Seferi këtë edicion në dhjetë ndeshje të luajtura ka kontribuar me tri gola.

Bodrumspori ka 14 pikë dhe është në vendin e 17-të.

Sivasspori ka katër pikë më shumë dhe është në pozitën e 12-të.