Ndeshja ndërmjet Union Berlinit dhe Bochumit është ndërprerë në minutën e 95-të, kur rezultati ishte 1:1 dhe ndeshja ishte fare pranë fundit.

Portieri i Bochumit, Patrick Drewes, është goditur në kokë me shkrepëse.

Ai ka rënë në tokë dhe e ka prekur kokën me dorë.

Stafi mjekësor ka vrapuar drejt tij për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Gjyqtari Martin Petersen më pas e ka ndërprerë ndeshjen.

Drewes e ka lënë fushën, ndërsa të parët që hynë në dhomat e zhveshjes ishin edhe lojtarët e tjerë të Bochumit.

Edhe lojtarët e Union Berlinit më pas u janë bashkuar atyre në dhomat e zhveshjes.

Ndeshja Union Berlin – Bochum vazhdon vetëm nëse portieri është mirë

“Bochumi nuk ka zëvendësime tjera, kështu që ndeshja do të vazhdojë vetëm nëse Drewes mund të luajë”.

Kështu ka shkruar mediumi gjerman “Kicker”, pasi ndeshja ndërmjet Union Berlinit dhe Bochumit u ndërpre pak pa përfunduar ballafaqimi.

Gjyqtari kryesor ka folur me anëtarët e të dyja ekipeve nëse ndeshja duhet të vazhdojë.

Në minutën e 92-të, portieri i Bochumit u godit me mjet të fortë nga tifozët e Union Berlinit dhe ndeshja aktualisht është e ndërprerë.

Sipas mediumit gjerman, Drewes u godit pasi e vonoi lojën.

Lojtarët e Union Berlinit janë kthyer në fushë, por jo edhe ata të Bochumit.

Ende nuk ka vendim zyrtar për këtë ndeshje.


Edhe lojtarët e Bochumit kthehen në lojë, një sulmues në portë

 

Edhe lojtarët e Bochumit janë kthyer në fushën e lojës, ndërsa sulmuesi Philipp Hofmann i mysafirëve, do të jetë në portë deri në fundin e ndeshjes.

Hofmann është detyruar të hyjë në portë pasi portieri Patrick Drewes, i goditur me shkrepëse në kokë, nuk ka arritur ta vazhdojë ndeshjen.

Bochumi nuk ka të drejtë për zëvendësime të tjera.

Të dyja ekipet janë në fushë dhe pritet të nis ndeshja, me 30 minuta vonesë.


Përfundon 1:1 ndeshja e tensionuar në Bundesligë