Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat) do të përballet me Suedinë në raundin e fundit kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.

Shorti për raundin e dytë kualifikues u tërhoq të dielën në Vjenë.

Kosovës i mungoi fati. Suedia është prej përfaqësueseve më të mira në Evropë, ndërsa ishte e para në vazon e parë. Kosova ishte e parafundit në vazon e dytë.

Ndeshja e parë zhvillohet më 9 apo 10 prill të vitit të ardhshëm në Suedi, ndërsa e kthimit më 12 apo 13 prill në Kosovë.

Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve kualifikohet në Botëror.

Në raundin e parë kualifikues, Kosova fitoi ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Është shpresuar në short më të favorshëm për raundin e dytë.