Presidenti i FSHF-së dhe njëkohësisht Zv.presidenti i UEFA-së, Armand Duka ka qenë i pranishëm në mbledhjen e UEFA-së.
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, u morën vendime të rëndësishme për futbollin kontinental në përgjithësi dhe futbollin e vajzave në veçanti.
Gjatë mbledhjes u vendos rritja e shpërblimeve për UEFA Ëomen’s EURO 2025 në 41 mln euro, 156 % më tepër se në vitin 2022. Gjithashtu tani ka një emër edhe kompeticioni i dytë i klubeve për vajza: UEFA Ëomen’s Europa Cup.
Mbledhja e KE ishte e rëndësishme edhe për finalet e Nations League, UEFA Supercup dhe UEFA Futsal Champions League
▫️Nations League zhvillohet në📍 Itali ose Gjermani, në varësi të rezultatit mes dy Kombetareve.
▪️ UEFA Supercup në 📍 Udine, Itali, më 13 gusht.
▫️ UEFA Futsal Champions League, në 📍 Le Mans, Francë.