Mbrëmë Sergio Ramos, shënoi golin e parë në ndeshjen kundër Real Sociedad, të cilën madrilen e fituan me rezultat final 1-2.
Me golin e shënuar nga pika e bardhë, kapiteni Ramos, është bërë mbrojtësi me më së shumti gola në histori të La Ligas.
Mbrojtësi spanjoll ka arritur shifrën e 68 golave në ligë, duke tejkaluar legjendën e Barcelonës, Ronald Koeman.
34-vjeçari u detyra ta lëshojë fushën më vonë gjatë ndeshjes për shkak të një lëndimi në gju.