Futbollisti nga Istogu, Adnan Januzaj, shënoi një gol mjaftë të bukur mbrëmë kundër Real Madrid.
Por goli i futbollistit të Real Sociedad, u anulua nga gjyqtar për pozicion jashtë-lojë.
Vendimin e gjyqtarëve të ndeshjes, e ka mbështetur edhe ish-gjyqtari spanjoll Juan Andujar Oliver.
“Ai i doli në rrugë topit [pas gjuajtjes së Januzajt], prandaj goli nuk duhet të pranohet”, tha ai.
Real Sociedad në fund u mposht në shtëpi nga Real Madrid 1-2.