Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të këtij viti.
Ballkani të dielën e mposhti Suharekën me rezultatin 2:0.
Kjo ndeshje i takon javës së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Lindon Emërllahu shënoi gol të bukur nga distanca për 1:0 në minutën e 11-të.
Për 2:0 ka realizuar Bleart Tolaj nga afërsia në minutën e 70-të.
Ballkani është në pozitën e dytë me 33 pikë.
Suhareka ka 25 pikë dhe është në vendin e pestë.