Legjenda e boksit, Mike Tyson, beson se ai do të duhet të bëhej gati për të luftuar në 15 runde në një meç kundër Muhammad Ali.

Tyson thotë se është pothuajse e pamundur të nokautohet Ali, të cilin e quan “kafshë të egër”.

Ish-kampioni botëror dëshiron të kthehet, në moshën 53-vjeçare, në ringun e boksit për disa meçe miqësore për bamirësi në të ardhmen e afërt.

“Do të duhet të përgatitesha për 15 runde sepse, thjesht po tregohem i sinqertë, askush nuk do të arrinte ta nokautonte atë. Në kulmin e karrierës së tij, askush s’do të mundë ta nokautonte. Ali ishte një person i çuditshëm, duhej ta vrisje për ta mposhtur pasi që ai nuk dorëzohej kurrë. A nuk është e çuditshme kjo?” ka thënë Tyson.