Rocco Vata, i biri i Rudi Vatës, legjendës së Shqipërisë në futboll, ia ka siguruar Watfordit pikët e plota në “Championshipin” anglez.
19-vjeçari që luan si sulmues i dytë, shënoi në minutën e 95-të në fitoren 2:1 të Watfordit ndaj Portsmouthit.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të kategorisë së dytë të futbollit anglez.
Vata në lojë u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë.
Ai në verën e këtij viti u transferua te skuadra angleze nga Celtic B, për 281 mijë euro.
Vata ka dy gola e dy asistime në 12 paraqitje në “Championship”.
Watfordi, që e ka një ndeshje më pak të luajtur, ka 37 pikë dhe synon rikthimin në Premier League.
Rocco Vata luan për të rinjtë e Irlandës.