Skuadra e Interit nuk ka gabuar në ndeshjen e xhiros së 18-të të Serie A ndaj Cagliarit. 

Interi të shtunën pasdite shënoi fitore të thellë ndaj Cagliarit me rezultatin 3:0. 

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. 

Alessandro Bastoni në minutën e 53-të shënoi për 1:0. 

Lautaro Martinez në minutën e 71-të i dyfishoi shifrat. 

Tetë minuta më pas mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu, ishte i saktë nga penalltia për rezultatin përfundimtar 3:0. 

Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e 80-të në fitoren e Interit. 

Interi ka 40 pikë dhe është në pozitën e parë. 

Cagliari ka 14 pikë dhe po lufton për mbijetesë.