Enzo Maresca raportohet se i ka dhënë dritën e gjelbër klubit të Chelseat para hapjes së afatit kalimtar të janarit, për të lejuar largimin e pesë lojtarëve

Chelsea është shfaqur si një kandidat befasues për ta fituar Ligën Premier këtë sezon pas një fillimi fantastik të sezonit. 

Ata kanë fituar 35 pikë nga 18 ndeshje të luajtura deri më tani në Ligën Premier, teksa do të rikthehen në aksion të hënën ndaj Ipswich Town. 

Maresca mund të futet në tregun e transferimeve për të bërë disa përforcime të reja, në mënyrë që të rriten gjasat e ekipit të tij për të fituar tituj këtë sezon. 

Për këtë arsye, ai ka vendosur që të lejojë largimin e lojtarëve të pakënaqur, për të krijuar hapësirë për prurjet e reja.  

Dhe sipas një raportimi nga BBC Sport, pesë lojtarë mund të largohen nga ‘Stamford Bridge’ gjatë afatit kalimtar të janarit. 

Ben Chilwell është emri më i madh në këtë mes të lojtarëve, me 28-vjeçarin që ka vetëm një paraqitje këtë sezon. 

E ardhmja e Carney Chukwuemekas duket të jetë larg Chelseat gjithashtu, me klubin londinez që po kërkon 40 milionë euro për largimin e tij. 

Cesare Casadei gjithashtu mund të largohet nga Chelsea në janar, por ‘Blutë e Londrës’ besohet se duan ta largojnë 21-vjeçarin në formë huazimi. 

Dy emrat e tjerë në listë të cilët po ashtu mund të largohen nga klubi janë Harvey Vale dhe Alex Matos.