Trajneri i skuadrës Los Angeles Lakers, JJ Redick, ka bërë të ditur se i është shkatërruar plotësisht shtëpia në Los Angeles, shkaku i zjarrit që ka kapluar atë vend. 

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe afro 10 mijë shtëpi janë shkatërruar. 

Shtëpia e Redickut ishte në zonën më shkatërruese nga zjarri në historinë e këtij qyteti. 

“Kam vizituar atë zonë dhe gjithçka është zhdukur. Është shkatërrim i plotë. Gjithçka që kemi pasur me rëndësi për 20 vjet bashkë dhe si prindër për 10 vjet, ka qenë në atë shtëpi. Janë gjëra që nuk mund të zëvendësohen. Nuk e di nësse mund të përgatiteni ndonjëherë për një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Ndeshja e Lakersit në shtëpi kundër Charlotte Hornets këtë javë është shtyrë, ndërsa liga NBA e basketbollit, të premten vendosi t’i shtyjë edhe dy ndeshje tjera, të Lakersit e Clippersit. 

Redick luajti për 15 sezone në NBA.