Vetëm çështje kohe është zyrtarizimi i gjeorgjianit Khvicha Kvaratskhelia te skuadra e Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi i Napolit do t’i bashkohet parisienëve me kontratë pesëvjeçare, ndërsa paga e tij do të jetë katër herë e gjysmë më e madhe sesa ajo që e ka aktualisht, ka shkruar të shtunën eksperti i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.

Sipas tij, zyrtarizimi i sulmuesit të krahut pritet të bëhet në javën e ardhshme.

Kvaratskhelia pritet të mos luajë në ndeshjen e së dielës ndaj Veronas.

Ai në edicionin aktual ka shënuar pesë gola e ka kontribuuar me tre asistime në 19 ndeshje.