Skuadra e Napolit është bërë me lojtar të ri. Sot klubi italian ka zyrtarizuar mesfushorin, Philip Billing.

Billing largohet nga Bournemouth dhe tashmë është në ekipin e Antonio Contes.

Ky transferim i 28-vjeçarit në “Diego Armando Maradona” na lë të kuptojmë që Napoli ka hequr dorë nga mesfushori shqiptar, Ylber Ramadani.

Ramadani ishte në radarin e Napolit dhe kjo e fundit kishte nisur bisedimet, por tashmë duket se janë prishur ato.

Kujtojmë që Billing te Napoli është huazuar deri në fund të këtij sezoni dhe ka të drejt blerje të kartonit të plotë.