Barcelona i shënoi nga pesë gola në dy ndeshjet e fundit.
E mposhti 5:2 Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës në fundjavën e kaluar, kurse të mërkurën fitoi ndaj Real Betisit me rezultatin 5:1 në kuadër të Kupës së Mbretit.
Barcelona formën e mirë shpreson që ta vazhdojë edhe në La Liga.
Ndeshjen e radhës në kampionat e zhvillon të shtunën. Në kuadër të javës së 20-të, Barça nga ora 21:00 do të jetë mysafire e Getafes.
Në elitën e futbollit spanjoll skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick ka ngecur pak. Është gjashtë pikë prapa lideres, Atletico Madridit.
Barça renditet në pozitën e tretë me 38 pikë. Real Madridi është i dyti me 43 pikë.
Atletico të shtunën do të jetë mysafire e Leganesit, nga ora 16:15.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka 15 fitore rresht në të gjitha garat.
Atletico është në pozitë të mirë për ta fituar titullin e kampionit në Spanjë pas katër vjetësh.
Herën e fundit Atletico është shpallur kampione në La Liga në edicionin 2020/2021.
Real Madridi të dielën nga ora 16:15 e pret Las Palmasin.
Madrilenët janë përballur me Las Palmasin në 77 ndeshje në të gjitha garat.
Reali ka 52 fitore, Las Palmasi ka nëntë dhe 16 ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Las Palmasi renditet i 14-ti me 22 pikë.