Sofia Goggia e ka shënuar fitoren e parë të sezonit në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës në skijim alpin.
Italiania e fitoi garën që u organizua të shtunën në shtëpinë e saj, në “Cortina d’Amepzzo”.
Ajo kishte kohën prej 1:33.95 minuta.
Në vendin e dytë përfundoi norvegjezja Kajsa Vickhoff Lie me 42 të qindtat më e ngadalshme se fituesja e garës, kurse italiania Federica Brignone, në finish hyri me 55 të qindtat vonesë.
Lara Gut-Behrami përfundoi e katërta me 72 të qindtat më e ngadalshme se fituesja Goggia, ndërsa garuesja tjetër që përfaqëson Zvicrën, Corinne Suter, përfundoi e pesta, me 75 të qindtat vonesë.
Për Goggian ishte fitorja e dytë e sezonit, pas suksesit të arritur në Super-G.