Carlo Anclelotti ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit në fund të edicionit.
Kështu të paktën ka raportuar të hënën mediumi spanjoll Onda Cero.
Ancelotti 65-vjeçar, është prej trajnerëve më të mirë të futbollit në histori. E ka udhëhequr Real Madridin drejt sukseseve madhështore, por së fundi u fishkëllye nga tifozët madrilenë.
Madridi prej të dielës është lider në La Liga dhe po ashtu është në garë për trofetë e tjerë.
Nuk ka ndonjë prononcim zyrtar nga Ancelotti apo Real Madridi për mundësinë e ndarjes.