Dy prej ish-lojtarëve të rëndësishëm të Kosovës, Anel Rashkaj e Hekuran Kryeziu janë angazhuar nga Federata e Futbollit e Kosovës në përfaqësueset e grupmoshave të reja.

FFK-ja i ka prezantuar Rashkajn e Kryeziun si dy nga ikonat e përfaqësueses, ndërsa ata fillimisht do të jenë ndihmës-trajnerë në përfaqësueset U19 e U21.

“Anel Rashkaj do të jetë ndihmëstrajner i Kombëtares U19 si dhe pjesë e Departamentit Teknik të FFK-së, duke sjellë përvojën e tij të çmuar nga fusha e gjelbër për të udhëhequr të rinjtë drejt suksesit. Hekuran Kryeziu do të jetë ndihmëstrajner i Kombëtares U21, duke kontribuar me dijen dhe pasionin e tij për të zhvilluar brezin e ardhshëm të futbollistëve”, ka njoftuar FFK-ja të hënën.

Rashkaj ishte kapiten i Kosovës për shumë vjet dhe është shquar për kreativitetin në mesfushë.

Në mesfushë ka luajtur edhe Kryeziu. Sa ishte ai në kulm të karrierës, Kosova ka pasur mesfushën më stabile deri më tani.