Është hakuar faqja në “Facebook” e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Postimi i fundit i IOC-së në “Facebook” ishte një fotografi e personazhit të famshëm të Big Brother Albania, Gjestit, e shoqëruar me hashtagun “#megjestin”. Postimi u fshi pas 35 minutave. 

IOC-ja është organizata kryesore sportive në botë. Në “Facebook”, numëron gati 30 milionë ndjekës. 

Gjesti është këngëtar nga Kosova, por që fama e tij shpërtheu në shoun televiziv Big Brother.