Real Madrid pësoi një humbje të papritur ndaj Espanyolit me rezultatin 1-0, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për titullin e La Ligës. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 85′ nga C. Romero, pas një asistimi të O. El Hilali.

Pavarësisht dominimit në lojë, madrilenët nuk arritën të gjenin rrugën e golit, ndërsa Vinicius Junior pati një moment të diskutueshëm në minutën e 21′, por VAR e anuloi mundësinë për gol.

Kjo humbje vjen në një moment kyç të sezonit, pasi Barcelona, e renditur në vendin e tretë me 42 pikë, tani ka një mundësi të artë për t’iu afruar kreut. Atletico Madrid, me 48 pikë, është gjithashtu një kërcënim i madh për “Los Blancos”.

Real Madrid mbetet në vendin e parë me 49 pikë, por ky rezultat i jep Barcelonës dhe Atleticos një shtysë të madhe për të luftuar deri në fund për titullin.

A do të mund të rikuperojë Real Madrid formën e tij dhe të ruajë avantazhin në La Liga?