Legjenda botërore e futbollit, Diego Armando Maradona, ka folur për takimin që kishte pasur me bosin e drogës, Pablo Escobar.

Maratona e kishte vizituar në burg Pablon dhe kishte luajtur futboll me të dhe jo vetëm futboll.

Ky takim kishte ndodhur në vitin e largët 1991.

“Në vitin 1991, Pablo Escobar më ftoi të luanim futboll në burg. Luajtëm një ndeshje dhe të gjithë u argëtuam”, ka thënë Maradona.

“Më vonë, festa vazhdojë me vajzat më të bukura që kam parë ndonjëherë në jetën time. Të gjitha këto në një burg… Unë nuk mund ta besoja”, ka thënë Maradona.