Fiorentina e ka mposhtur Interin në ndeshjen që nisi nga minuta e 17-të.
Ky ballafaqim kishte nisur më 1 dhjetor dhe i kishte takuar xhiros së 14-të të elitës së futbollit italian.
Por ishte ndërprerë për shkak se Edoardo Bovo, lojtari i Fiorentinas, kishte kolapsuar në fushë.
Atij i ishte dhënë ndihma mjekësore në fushë dhe ishte dërguar në spital.
12 ditë më vonë ishte liruar nga spitali pasi i ishte vendosur defibrilatori.
Të enjten mbrëma vazhdoi ai ballafaqim dhe Fiorentina fitoi 3:0.
Në pjesën e dytë, Luca Ranieri e shënoi një gol dhe Moise Kean kontribuoi me dy shënime tjera, për fitoren bindëse të “violas”.
Kristjan Asllani luajti tek Interi nga minuta e 83-të.
Interi me këtë disfatë ka bërë hap prapa në garën për titull.
Ka tri pikë më pak se Napoli lider.
Fiorentina është ngjitur në pozitën e katërt me 42 pikë, aq sa ka edhe Lazio në vendin e pestë.