Sot nga ora 17:00 do të mbahet Asambleja Zgjedhore e Komitetit Olimpik të Kosovës, ku presidenti aktual i KOK-ut, Ismet Krasniqi, pritet ta fitojë edhe një tjetër mandat katërvjeçar.

Presidenti Krasniqi është kandidati i vetëm për ta drejtuar organizatën kryesore sportive në vend.

Nga gara më herët është tërhequr njëri prej nënpresidentëve aktualë të KOK-ut, Milaim Kelmendi.

Kelmendi, i cili e drejton Federatën e Skitarisë së Kosovës, e kishte bërë publike kandidaturën për president, por është tërhequr nga gara.

Presidenti Krasniqi drejtimin e KOK-ut e mori në vitin 2021. Më herët e ka drejtuar Federatën e Karatesë së Kosovës.

Garë e fortë pritet për pozitat e nënpresidentëve të KOK-ut dhe për anëtarë të Bordit Ekzekutiv. Lobimi për këto pozita ishte shumë i madh.