Fisnik Asllani ka vazhduar me shkëlqim në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Të shtunën me skuadrën e tij, Elversberg, e shënoi një gol në fitoren 3:0 në udhëtim te Darmstadti, në ndeshjen e xhiros së 21-të.
Asllani 22-vjeçar, që është i huazuar nga Hoffenheimi i Bundesligës, ka 11 gola në 20 paraqitje në edicionin e sivjetmë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman. I ka edhe pesë asistime.
Asllani shënoi në minutën e 64-t për rezultatin përfundimtar, ndërsa e kompletoi ndeshjen.
Elversbergu i ka 32 pikë në mesin e tabelës.