Baseli lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull kampioni në Superligën e Zvicrës në futboll.
Të dielën në kuadër të xhiros së 23-të, Baseli ka pësuar disfatë nga Servette në udhëtim me rezultatin 2:1.
Baseli pavarësisht humbjes mbetet lider me 40 pikë.
Xherdan Shaqiri dhe Leon Avdullahu e kompletuan ndeshjen te mysafirët.
Për vendësit golat i shënuan Alexis Antunes dhe Dereck Kutesa.
Ndërsa golin e vetëm për Baselin e realizoi Philip Otele.
Mysafirëve iu anulua edhe një gol i shënuar nga sulmuesi gjerman, Anton Kade.
Servette ka 36 pikë në vendin e katërt.