Mbrojtësi Berat Gjimshiti ka zënë vend në njëmbëdhjetëshen më të mirë të javës së 26-të të Serie A. Formacioni më i mirë i javës u përzgjodh nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.
Gjimshiti u paraqit deri në minutën e 63-të në fitoren e thellë 5:0 të Atalantas të dielën ndaj Empolit. Kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, regjistroi një asistim ndaj Empolit.
Ndërkohë në formacionin më të mirë të javës së 25-të të elitës së futbollit turk është përfshirë mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj shënoi gol nga penalltia në fitoren 3:2 të Alanyasporit të dielën ndaj Adana Demirsporit.