Fundori amerikan, Derrick Wilson, është bashkuar me Golden Eagle Yllin.

Klubi suharekas të martën njoftoi për angazhimin e Wilsonit, që në edicionin e kaluar ishte te Sigal Prishtina.

Wilson ishte prej lojtarëve më stabil dhe më të mirë në Superligë. Te Prishtina luajti me mesatare prej 12,2 pikëve, 5,6 asistimeve dhe 4,8 kërcimeve për ndeshje.

Karrierë ka bërë edhe në Danimarkë, Hungari, Suedi, Turqi e SHBA.