Barcelona dhe Atletico Madrid kanë barazuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me rezultat 4-4.

Ka qenë një ndeshje spektakolare, ku në mysafirët fillimisht ishin në epërsi 0-2, pastaj Barcelona riktheu gjithçka në 4-2 dhe në fund Atletico Madrid sërish shënuan dy gola për të marrë një barazim me vlera.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka thënë se është i zhgënjyer me golat e pranuar, por edhe i lumtur me luftën që kanë treguar futbollistët e tij.

“Jam i zhgënjyer për golat që pësuam, sepse ishin shumë të lehtë. Megjithatë, jam i kënaqur me mënyrën se si reaguan lojtarët dhe me sulmin tonë. Shënuam katër gola, gjë që tregon cilësitë tona ofensive”.

“Mënyra se si u kthyem në lojë dhe mënyra se si dominuam në disa momente ishte vërtet e mrekullueshme. Kjo tregon se kemi një ekip me shpirt luftarak”.

“Ne do të luftojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi kurrë. Besoj se kemi një shans të mirë për të fituar në ndeshjen e ardhshme”, deklaroi Flick.