Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi, nuk do të jetë në dispozicion të ekipit të dytë të Stuttgartit për disa javë. Klubi gjerman ka njoftuar se Bujupi ka pësuar lëndim të muskulit dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Markus Fiedler për disa javë. 18-vjeçari i mungoi ekipit të dytë të Stuttgartit në ndeshjen të cilën e fitoi 2:0 ndaj Energie Cottbusit të dielën në Bundesliga 3. 

Bujupi ka shënuar dy gola në tetë ndeshje me fanellën e ekipit të dytë të Stuttgartit. Ai ka shkëlqyer me fanellën e ekipit gjerman në “UEFA Youth League”. Ka shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje.

Nëntë gola dhe shtatë asistime i ka edhe në ligën U19 të Gjermanisë. Në të gjitha garat në total ka 18 gola e shtatë asistime.

Bujupi ka debutuar me fanellën e ekipit A të Kosovës. Ai luajti tre minuta në ndeshjen kundër Qipros të cilën Kosova e fitoi me rezultatin 4:0 në Ligën e Kombeve. Ai vlerësohet e ardhmja e “Dardanëve”.