Shkarkimi i trajnerit Thiago Motta në fund të edicionit, do t’i kushtonte Juventusit afro 20 milionë euro, ka raportuar “Tuttosport” të premten. 

Ish-futbollisti që përfaqësoi Italinë nënshkroi kontratë trevjeçare në verën e vitit të kaluar. 

Drejtori sportiv i skuadrës, Cristiano Giuntoli, ka thënë të enjten se Motta nuk rrezikon shkarkimin. 

Trajneri Motta është nën presion të madh pasi ekipi i tij u eliminua nga Liga e Kampionëve javë më parë, ndërsa të mërkurën mbrëma u eliminua edhe nga Kupa e Italisë. 

Antonio Conte dhe Gian Piero Gasperini janë trajnerët që janë përmendur si zëvendësues potencial të Mottas.