Lugano sërish ka lëshuar pikë në garën për titull kampioni në Superligën e Zvicrës në futboll. 

Lugano të dielën u mposht nga Zurichu me rezultatin e thellë 3:0. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të të elitës së futbollit zviceran. 

Për Luganon kjo ishte disfata e tretë rresht që e pëson në të gjitha garat. 

Steven Zuber e realizoi golin e parë në minutën e 24-t. 

Në minutën e 49-të sulmuesi holandez Jahnoah Markelo shënoi për 2:0. 

Zuber e realizoi golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje nga penalltia në minutën e 87-të. 

Te Lugano në portë ishte Amir Shaipi, ndeshjen e kompletoi Albian Hajdari kurse nga minuta e 76-të në lojë u inkuadrua Shkëlqim Vladi. 

Te Zurichu mesfushori Bledian Krasniqi u paraqit deri në minutën e 69-të. 

Lindrit Kamberi u inkuadrua nga minuta e 79-të dhe në bankën e rezervistëve ishte Mirlind Kryeziu. 

Lugano e zë vendin e katërt me 42 pikë. 

Zurichu është një pozitë më poshtë me tri pikë më pak.