Manchester City ka dështuar edhe një herë tjetër në Premier Leaguen e Anglisë dhe është mposhtur nga befasia e edicionit aktual, Nottingham Forest.
Me golin e Callum Hudson-Odoit në pjesën e dytë, Nottinghami fitoi ndaj kampionit në fuqi të elitës angleze 1:0.
Odoi realizoi në minutën e 83-të.
Ai u asistua bukur nga Morgan Gibbs-White, dhe e shënoi golin e fitores së ndeshjes që i takoi xhiros së 28-të.
Nottinghami me 51 pikë zë pozitën e tretë në tabelë, ndërsa City rrezikon ta humb njërin prej vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. City mbetet me 47 pikë pas humbjes së nëntë të edicionit.