Trajneri i Mallorcas, Jagoba Arrasate, ka sqaruar pse vendosi ta zëvendësojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos.

Muriqi u zëvendësua në minutën e 85-të me kanadezin Cyle Larin.

Mallorca të dielën mbrëma barazoi 1:1 në udhëtim me Bilbaon.

Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të La Ligas.

Arrasate deklaroi se Muriqin e zëvendësoi për shkak të një shqetësimi muskulor që e kishte sulmuesi.

Në pjesën e dytë sulmuesi kishte shqetësim në gju por vendosi të vazhdojë dhe ta ndihmojë skuadrën deri në momentin e zëvendësimit.

“Muriqi kishte një shqetësim në gju. Ne ishim pak të frikësuar, ai tha se ishte mirë por ne vendosëm që ta zëvendësonim edhe për shkak të lodhjes”, ka thënë Arrasate, shkruan të hënën “Jornada Perfecta”.