Të gjitha ndeshjet e Serie A, Serie B, Serie C dhe Primavera, të cilat ishin të planifikuara për t’u zhvilluar të hënën janë shtyrë pas vdekjes së Papa Françeskut.

“Pas vdekjes së Papa Françeskut, Serie A mund të konfirmojë se ndeshjet e sotme janë shtyrë. Data e ndeshjeve do të shpallet në kohën e duhur”, shkruhet në njoftimin e faqes së ligës italiane.

Ndeshjet që ishin të planifikuara për të hënën janë: Torino – Udinese, Cagliari – Fiorentina, Genoa – Lazio dhe Parma – Juventus.

Këto ndeshje ishin të vlefshme për xhiron e 33-të.

Aktualisht lider në kampionatin italian është Interi me 71 pikë.

71 pikë i ka edhe Napoli një pozitë më poshtë.

Atalanta renditet në pozitën e tretë me 64 pikë.