Përzgjedhësi i Zvicrës në futboll, Murat Yakin, ka zbuluar bisedën që ka pasur me Albian Hajdarin. Ai ka thënë se nuk ka mundur të ndikojë në vendimin e Hajdarit.

Mbrojtësi i Hoffenheimit, Hajdari, ditë më parë vendosi për të përfaqësuar Kosovën e jo Zvicrën.

“Ne e pranojmë vendimin e tij, nuk mund ta ndikojmë atë”, thotë Yakin.

Ai ka thënë se te Zvicra luajnë vetëm lojtarët që e meritojnë.

“Ne nuk duam të përdorim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi në meritë”, u shpreh Yakin.

Yakin ka theksuar se i rëndësishëm për Zvicrën është kualifikimi.“

Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Yakin.