Holandezi Frenkie de Jong e ka vazhduar kontratën me Barcelonën, ka njoftuar klubi i madh spanjoll të mërkurën.

Ai ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2029.

Mesfushori holandez u transferua nga Ajaxi në vitin 2019 për 75 milionë euro.

De Jong me Barcelonën i ka zhvilluar 267 ndeshje në të gjitha garat.

Ka kontribuuar me 19 gola të shënuar.

Me Barcelonën, De Jong ka fituar dy tituj të La Ligas dhe dy Kupa të Mbretit.