Pas tri fitoreve radhazi, Manchester Unitedi, të shtunën ka lëshuar pikë të rëndësishme ndaj Nottingham Forestit.

Unitedi në kuadër të javës së dhjetë të Premier Leagues barazoi, 2:2 me Nottinghamin në udhëtim.

“Djajtë e Kuq” kaluan në epërsi 1:0 në minutën e 34-t me golin që e shënoi mesfushori brazilian, Casemiro.

Për dy minuta, vendësit i shënuan dy gola të shpejtë dhe e përmbysën rezultatin.

Fillimisht, Morgan Gibbs-White, i barazoi shifrat, kurse dy minuta më pas, Nicolo Savona, shënoi për 2:1.

Unitedi e barazoi rezultatin në minutën e 81-të. Amad Diallo ishte realizatori i golit të barazimit.

Unitedi ka 17 pikë në pjesën e epërme të tabelës. Nottinghami ka gjashtë pikë në pjesën e poshtme të tabelës.